Lëndohet një motoçiklist si pasojë e aksidentit me një automjet në Janjevë

Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për RTKlive se aksidenti mes automjetit dhe motoçikletës ka ndodhur rreth orës 17:00. Si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të motoçikletës. “Si pasojë e aksidentit […]

Lëndohet një motoçiklist si pasojë e aksidentit me një automjet në Janjevë
lendohet-nje-motociklist-si-pasoje-e-aksidentit-me-nje-automjet-ne-janjeve

lendohet-nje-motociklist-si-pasoje-e-aksidentit-me-nje-automjet-ne-janjeve

Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për RTKlive se aksidenti mes automjetit dhe motoçikletës ka ndodhur rreth orës 17:00. Si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të motoçikletës.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.