Grenell-Hovenierit: Fjalët nuk funksionojnë me Kurtin, keni mjete që rezultojnë në pasoja

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta “ndalur” Albin Kurtin. Grenell, duke iu referuar reagimit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë për aksionin e fundit në veri ku u mbyllën nëntë pika të Postës së […]

Grenell-Hovenierit: Fjalët nuk funksionojnë me Kurtin, keni mjete që rezultojnë në pasoja
grenell-hovenierit:-fjalet-nuk-funksionojne-me-kurtin,-keni-mjete-qe-rezultojne-ne-pasoja

grenell-hovenierit:-fjalet-nuk-funksionojne-me-kurtin,-keni-mjete-qe-rezultojne-ne-pasoja

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta “ndalur” Albin Kurtin.

Grenell, duke iu referuar reagimit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë për aksionin e fundit në veri ku u mbyllën nëntë pika të Postës së Serbisë, ka thënë se letrat dhe fjalët nuk funksionojnë me kryeministrin Kurti dhe se të gjithë e dinë që ai “është problemi”.

Ai i ka bërë thirrje ShBA-së që të veprojë para se të ketë përshkallëzim të situatës.

“Albin Kurti është problemi dhe të gjithë e dinë. Shumë zyrtarë të administratës Biden-Harris dhe zyrtarë evropianë janë thjesht shumë të dobët – Kurti nuk frenohet nga distanca nga deklaratat (madje nuk ia thuani as emrin). Ju keni mjete që prodhojnë pasoja – përdorni ato tani përpara se të ketë një përshkallëzim”, ka shkruar Grenell.