Bytyqi për vendimin e MASHT-it: Mënyra qysh trajtohet çështja e librave, tregon se ne duar të kujt është arsimi

Albana Bytyqi nga AAK-ja, i ka reaguar ministrës Arbërie Nagavci, pas vendimit të MASHT-it që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit. Bytyqi ironizon me ministren Nagavci, teksa e quan minsitre hajgaregjjike dhe kaotike. Ajo  thotë se ministrja Nagavci nuk di diçka më shumë sesa me kriju kaos dhe […]

Bytyqi për vendimin e MASHT-it: Mënyra qysh trajtohet çështja e librave, tregon se ne duar të kujt është arsimi
bytyqi-per-vendimin-e-masht-it:-menyra-qysh-trajtohet-ceshtja-e-librave,-tregon-se-ne-duar-te-kujt-eshte-arsimi

bytyqi-per-vendimin-e-masht-it:-menyra-qysh-trajtohet-ceshtja-e-librave,-tregon-se-ne-duar-te-kujt-eshte-arsimi

Albana Bytyqi nga AAK-ja, i ka reaguar ministrës Arbërie Nagavci, pas vendimit të MASHT-it që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.

Bytyqi ironizon me ministren Nagavci, teksa e quan minsitre hajgaregjjike dhe kaotike.

Ajo  thotë se ministrja Nagavci nuk di diçka më shumë sesa me kriju kaos dhe të bëj hajgare.

“Si gjithmonë, të vonshëm, kaotik, pa plan, veç zgjohen nga gjumi dhe dalin në konferenca me mendimin se janë t’u e ba namin për subvencionim të librave, derisa një gjë e tillë është dasht moti të ishte e përfunduar.Kjo ministre as vetën nuk e merr seriozisht se lëre më Ministrinë që e udhëheqë, ngaqë nuk di më shumë sesa me kriju kaos, e me tentu me ba hajgare, sepse kjo qasje e saj është me të vërtetë hajgare”, ka shkruar Bytyqi.

“Në dimensionin qysh trajtohet çështja e librave, tregon se ne duar të kujt është arsimi”, ka vijuar tutje ajo./Front Online/

Reagimi i plotë: