“Për identitet e dinjitet”: Sot mbahet protestë e shqiptarëve në Bujanoc

Sot në qytetin e Bujanocit të ketë një protestë të shqiptarëve, me moton “Për Identitet e Dinjitet”. Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka njoftuar se ditën e hënën (12 gusht), ora 11:00, në qendër të Bujanocit do të mbahet protesta për Identitet dhe Dinjitet! Organizatorët e kësaj proteste njoftojnë se protesta gjithëpopullorë do […]

“Për identitet e dinjitet”: Sot mbahet protestë e shqiptarëve në Bujanoc
“per-identitet-e-dinjitet”:-sot-mbahet-proteste-e-shqiptareve-ne-bujanoc

“per-identitet-e-dinjitet”:-sot-mbahet-proteste-e-shqiptareve-ne-bujanoc

Sot në qytetin e Bujanocit të ketë një protestë të shqiptarëve, me moton “Për Identitet e Dinjitet”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka njoftuar se ditën e hënën (12 gusht), ora 11:00, në qendër të Bujanocit do të mbahet protesta për Identitet dhe Dinjitet!

Organizatorët e kësaj proteste njoftojnë se protesta gjithëpopullorë do të mbahet për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë.

“Të protestojmë, për identitet e dinjitet!. Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të tyre elementare. Në pamundësi për të marr atë që na takon e duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, është koha të ngrisim zërin tonë”, tha ai.

Sipas tij, për marrëveshjet e mbetura në letër e obligimet që asnjëherë nuk i krytën.

“Për pasivizimin selektiv të adresave. Për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe. Për dyert e mbyllura të institucioneve shtetërore. Për mundësitë e mohuara. Për shanset e humbura. Shqiptarët, si popull e si komb, meritojnë trajtim të barabart e mundësi reale. Heshtja nënkupton pajtim. Të dalim e të protestojmë. Të tregojmë se jemi të paknaqur. Të shpërfillur. Të diskriminuar e të shtypur. Të ngrisim zërin bashkë. Për dinjitet e për identitet. Këshilli organizativ i protestës “Për Identitet dhe Dinjitet”, shkroi ai në “Facebook”.