Nënshkruhet marrëveshje për kamerat e sigurisë në Prizren

Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prizrenit për kamerat e sigurisë. Ato do të financohen dhe mbikëqyren nga komuna e do të monitorohen nga policia. “Në takim nga të dy palët u premtua se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe të rritet në të ardhmen, e gjithë […]

Nënshkruhet marrëveshje për kamerat e sigurisë në Prizren
nenshkruhet-marreveshje-per-kamerat-e-sigurise-ne-prizren

nenshkruhet-marreveshje-per-kamerat-e-sigurise-ne-prizren

Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prizrenit për kamerat e sigurisë. Ato do të financohen dhe mbikëqyren nga komuna e do të monitorohen nga policia.

“Në takim nga të dy palët u premtua se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe të rritet në të ardhmen, e gjithë kjo më qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët e vendit”, njofton policia.

Në takim të nënshkrimit të marrëveshjes ishin drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alia bashkë me shefin e Sektorit të Operativës, Vebih Zekolli, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe drejtoresha e Drejtorisë së Emergjencave, Ramize Shala.