KQZ njofton për ndryshimin ligjor: Votimi me kusht s’do të lejohet në çdo qendër votimi, por vetëm në disa

Në zgjedhjet e ardhshme, votimi me kusht nuk do të jetë i mundur në çdo qendër të votimit, por vetëm në disa prej tyre. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një videoje informuese. Ai ka thënë se KQZ do ta publikojë në webfaqe listën e qendrave të votimit ku […]

KQZ njofton për ndryshimin ligjor: Votimi me kusht s’do të lejohet në çdo qendër votimi, por vetëm në disa
kqz-njofton-per-ndryshimin-ligjor:-votimi-me-kusht-s’do-te-lejohet-ne-cdo-qender-votimi,-por-vetem-ne-disa

kqz-njofton-per-ndryshimin-ligjor:-votimi-me-kusht-s’do-te-lejohet-ne-cdo-qender-votimi,-por-vetem-ne-disa

Në zgjedhjet e ardhshme, votimi me kusht nuk do të jetë i mundur në çdo qendër të votimit, por vetëm në disa prej tyre.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një videoje informuese.

Ai ka thënë se KQZ do ta publikojë në webfaqe listën e qendrave të votimit ku do të mund të votohet më kusht.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime edhe lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.