Nga 18 gushti temperaturat pritet të bien për 6-7gradë Celsius

Nga e shtuna e kaluar është kthyer i nxehti afrikan në Kosovë. Gjatë kësaj javë temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius. E temperaturat pritet të bien nga data 18 gusht. Kjo u bë e ditur nga Besim Aliu, i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Aliu tha për Klankosova.tv tha se ato do të […]

Nga 18 gushti temperaturat pritet të bien për 6-7gradë Celsius
nga-18-gushti-temperaturat-pritet-te-bien-per-6-7grade-celsius

nga-18-gushti-temperaturat-pritet-te-bien-per-6-7grade-celsius

Nga e shtuna e kaluar është kthyer i nxehti afrikan në Kosovë.

Gjatë kësaj javë temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

E temperaturat pritet të bien nga data 18 gusht.

Kjo u bë e ditur nga Besim Aliu, i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Aliu tha për Klankosova.tv tha se ato do të ndryshojnë për gjashtë apo shtatë gradë Celsius.

“Deri më datë 18, do të mbretërojnë këto temperatura. E pas kësaj pritet të kemi rënie të temperaturave për gjashtë apo shtatë gradë Celsius”, tha Aliu për Klankosova.tv

“Në viset e larta malore do të krijohen edhe kushte për reshje që do ta freskojnë sado pak këtë ajrin e nxehtë që po mbizotëron këtyre ditëve”, tha ai.

Ndryshe, IHMK-ja në njoftimin e fundit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Në njoftim thuhet se nga ora 9 e deri në 17, ata luten që të mos iu ekspozohen direkt rrezeve të diellit.