Kurti takohet me rektorin dhe deputetin e Hamburgut, flasin për mundësitë e bashkëpunimit në arsim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim rektorin e “Fachhochschule Flensburg” dhe deputetin e parlamentit të Hamburgut, Dr. Sven Tode. Kurti e Tode folën për marrëdhëniet bilaterale në fushën e arsimit, bashkëpunimin akademik dhe për mundësitë e potencialin që paraqet mërgata kosovare në Gjermani për fuqizimin e  marrëdhënieve dypalëshe. “Kryeministri Kurti theksoi […]

Kurti takohet me rektorin dhe deputetin e Hamburgut, flasin për mundësitë e bashkëpunimit në arsim
kurti-takohet-me-rektorin-dhe-deputetin-e-hamburgut,-flasin-per-mundesite-e-bashkepunimit-ne-arsim

kurti-takohet-me-rektorin-dhe-deputetin-e-hamburgut,-flasin-per-mundesite-e-bashkepunimit-ne-arsim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim rektorin e “Fachhochschule Flensburg” dhe deputetin e parlamentit të Hamburgut, Dr. Sven Tode.

Kurti e Tode folën për marrëdhëniet bilaterale në fushën e arsimit, bashkëpunimin akademik dhe për mundësitë e potencialin që paraqet mërgata kosovare në Gjermani për fuqizimin e  marrëdhënieve dypalëshe.

“Kryeministri Kurti theksoi se buxheti për sektorin e arsimit është rritur me 26%, kurse studimet universitare janë pa pagesë për studentët. Dr. Sven Tode shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe përgëzoi qeverinë e Kosovës për përparimet e bëra në fushën e arsimit”, thuhet në njoftim.

Më tej, u bë e ditur se Tode do t’i vizitojë disa universitete dhe shkolla në Kosovë për të parë nga afër zhvillimet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Në Hamburg, ai është në kontakt të vazhdueshëm me studentët shqiptarë dhe synon të forcojë lidhjet akademike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.