Ekskluzive: KQZ zbulon mashtrimin e madh të Kurtit dhe Vetëvendosjes, vetëm disa mijëra persona mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nga qindra-mijëra që jetojnë në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar mashtrimin e madh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje që u krenuan shumë pas miratimit të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, me të cilin u ndryshua edhe votimi i diasporës. Miratimin e ligjit për zgjedhjet me 2023, Kurti dhe Vetëvendosje e kishin prezantuar si fundin […]

Ekskluzive: KQZ zbulon mashtrimin e madh të Kurtit dhe Vetëvendosjes, vetëm disa mijëra persona mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nga qindra-mijëra që jetojnë në diasporë
ekskluzive:-kqz-zbulon-mashtrimin-e-madh-te-kurtit-dhe-vetevendosjes,-vetem-disa-mijera-persona-mund-te-votojne-ne-perfaqesite-diplomatike-te-kosoves-nga-qindra-mijera-qe-jetojne-ne-diaspore

ekskluzive:-kqz-zbulon-mashtrimin-e-madh-te-kurtit-dhe-vetevendosjes,-vetem-disa-mijera-persona-mund-te-votojne-ne-perfaqesite-diplomatike-te-kosoves-nga-qindra-mijera-qe-jetojne-ne-diaspore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar mashtrimin e madh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje që u krenuan shumë pas miratimit të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, me të cilin u ndryshua edhe votimi i diasporës.

Miratimin e ligjit për zgjedhjet me 2023, Kurti dhe Vetëvendosje e kishin prezantuar si fundin e një padrejtësie të gjatë ndaj mërgatës dhe që me këtë ligj përfundimisht po përmbuhet zotimi ndaj saj.

Por, sipas një liste preliminare të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është vetëm disa mijëra në krahasim me qindra mijëra që jetojnë në këto vende.

Të dhënat janë përgatitur nga KQZ-ja pas konsultimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla. Kjo ministri i ka dërguar KQZ-së një listë me kapacitetet fizike të hapësira për çdo përfaqësi diplomatike për t’u kthyer në qendra votimi me 8 shkurt 2025. Këto hapësira, siç mëson Frontonline, janë të pamjaftueshme për të pranuar numër të madh të votuesve.

Sipas listës që kka siguruar Frontonline, vetëm në Zvicër, sipas KQZ-së mund të regjistrohen për të votuar vetëm 4,000 shtetas të Kosovës. KQZ ka planifikaur që të mundësojë regjistrimin e 1,000 votuesve në Ambasadën e Kosovës në Bern dhe po aq edhe në Konsullatën e Gjenevës, e 2,000 të tjerë në Konsullatën e Cyrihut. Ky numër është shumëfish më i ulët se numri i shqiptarëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër. Shifrat jo-zyrtare flasin për më shumë se 300,000 shqiptarë nga Kosova që jetojnë në këtë shtet.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, për të cilat kanë raportuar mediet në janar të vitit 2024, nga 300 mijë shqiptarët në Zvicër, 200 mijë janë nga Kosova, 70 mijë nga Maqedonia, 20 mijë nga Lugina e Preshevës dhe 3500 nga Shqipëria. Edhe sipas statistikave zyrtare të shtetit të Gjermanisë në këtë shtet jetojnë rreth 450,000 kosovarë, por në përfaqësi diplomatike do të lejohet të regjistrohen për të votuar 13,000 shtetas të Kosovës. Vetëm në Konsullatën e Duseldorfit do të mund të regjistrohen 3,000 votues, kurse në Mynih, Berlin, Hamburg, Shtutgart dhe Frankfurt nga 2,000 votues.

Ky numër nuk është shumë larg numrit real të shtetasve të Kosovës që jetojnë në Gjermani. Kjo listë preliminare pritet të diskutohet në mbledhjen e KQZ-së që do të mbahet ditën e sotme, duke filluar nga ora 13.00.