Pritje për të dalë nga Kosova në Merdar, te Dheu i Bardhë e në Jarinjë

Deri në dy orë e gjysmë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar dhe në atë Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar rreth orës 9:15 të enjten, kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika […]

Pritje për të dalë nga Kosova në Merdar, te Dheu i Bardhë e në Jarinjë
pritje-per-te-dale-nga-kosova-ne-merdar,-te-dheu-i-bardhe-e-ne-jarinje

pritje-per-te-dale-nga-kosova-ne-merdar,-te-dheu-i-bardhe-e-ne-jarinje

Deri në dy orë e gjysmë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar dhe në atë Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar rreth orës 9:15 të enjten, kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika janë deri në 1900 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 70 metra.

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 20.