Xani: Zgjedhjet të mbahen në shkurt, para afatit të rregullt nuk më duket pjekuri politike

Analisti Visar Xani thotë për “Front Online” thotë se në takimin e së mërkures mes presidentes Osmani dhe partive politike duhet fillimisht të përcaktohet nëse palët janë të interesuara për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme apo të rregullta. “Fillimisht duhet të përcaktohet nëse nëse janë të interesuar palët që në këtë rast janë partitë […]

Xani: Zgjedhjet të mbahen në shkurt, para afatit të rregullt nuk më duket pjekuri politike
xani:-zgjedhjet-te-mbahen-ne-shkurt,-para-afatit-te-rregullt-nuk-me-duket-pjekuri-politike

xani:-zgjedhjet-te-mbahen-ne-shkurt,-para-afatit-te-rregullt-nuk-me-duket-pjekuri-politike


Analisti Visar Xani thotë për “Front Online” thotë se në takimin e së mërkures mes presidentes Osmani dhe partive politike duhet fillimisht të përcaktohet nëse palët janë të interesuara për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme apo të rregullta.

“Fillimisht duhet të përcaktohet nëse nëse janë të interesuar palët që në këtë rast janë partitë politike për të shkuar për zgjedhje të parakohëshme apo zgjedhje të rregullta kushtetuese. Pas kësaj atëherë duhet të merren për bazë të gjitha qëndrimet e partive politike. Jemi në një moment ku po afrohen afatet kushtetuese dhe në anën tjetër ka aso dëshirash të partive politike që shkohet në zgjedhje pak më herët”, theksoi ai.

Sipas tij, presidentja duhet të t’i kalkuloj oraret e zgjedhjeve që të jenë të favorshme edhe për elektoratin por edhe për partitë politike.

“Prandaj edhe presidentja duhet t’i kalkuloj oraret e zgjedhjeve, jo sipas tekeve të partive politike por sipas asaj që relalisht mund të del si qëndrim dhe mund të llogaritet si e favorshme edhe për elektoratit edhe për partitë politike”, tha ai.

Xani potencon që më e drejtë do ishte që zgjedhjet të mbahen në shkurt, dhe sipas tij, para afatit të rregullt nuk do të tregohej pjekuri politike.

“Besoj që duhet të mbahen në afat të rregullt, për shkak se çdo kalkulim tjetër disa muajsh para afatit të rregullt nuk më duket shumë pjekuri politike, prandaj duhet të vendosen sipas afateve të rregullta. Mbase në shkurt do të ishte më idealja të mbahen zgjedhjet e ardhshme”, tha Xani për Front Online.