Konfirmohet dënimi për të miturit që vra*në 18-vjeçarin në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues edhe në rigjykim për dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë duke i dënuar me 19 vjet burgim. Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë. Më 23 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte […]

Konfirmohet dënimi për të miturit që vra*në 18-vjeçarin në Podujevë
konfirmohet-denimi-per-te-miturit-qe-vra*ne-18-vjecarin-ne-podujeve

konfirmohet-denimi-per-te-miturit-qe-vra*ne-18-vjecarin-ne-podujeve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues edhe në rigjykim për dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë duke i dënuar me 19 vjet burgim.

Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë.

Më 23 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar dy të miturit me 19 vjet burgim por Gjykata e Apelit kishte marrë vendim më 17 korrik me të cilin aktgjykimin dënues prej 19 vite dënim me burgim ndaj dy të miturve e kishte anuluar duke e kthyer rastin për rigjykim.

18-vjeçari u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë dhe më 20 janar vdiq në QKUK.

Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.

Policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë patën konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës të marra nga shkopi i bejsbollit.