Abdixhiku: LDK-ja propozoi 26 janarin datë të zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së pas takimit me presidenten Osmani, njofton se ka propozuar datën 26 janar për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Ai thotë se u ofruan tri data për caktimin e tyre dhe dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, […]

Abdixhiku: LDK-ja propozoi 26 janarin datë të zgjedhjeve
abdixhiku:-ldk-ja-propozoi-26-janarin-date-te-zgjedhjeve

abdixhiku:-ldk-ja-propozoi-26-janarin-date-te-zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së pas takimit me presidenten Osmani, njofton se ka propozuar datën 26 janar për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai thotë se u ofruan tri data për caktimin e tyre dhe dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës,
Sot, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, kam marrë pjesë në takimin konsultativ ndërpartiak, të thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.
Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm.
Në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme.
Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!
Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!
E ardhmja është e bukur.
Lidhja është gati!
Lidhja është e fortë!