Deputetja e AAK-së: Kurtit nuk i intereson dëmtimi i Kosovës

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka deklaruar se Kosova do të dëmtohet shumë nëse penalizohet sërish nga Bashkimi Evropian. Ajo e ka cilësuar si goditje të madhe për vendin, sanksionimin e radhës nga BE-ja. “Do të ishte shumë e rëndë nëse veç ndodh një gjë e tillë, na dëmton shumë si shtet. Jemi dëmtuar edhe […]

Deputetja e AAK-së: Kurtit nuk i intereson dëmtimi i Kosovës
deputetja-e-aak-se:-kurtit-nuk-i-intereson-demtimi-i-kosoves

deputetja-e-aak-se:-kurtit-nuk-i-intereson-demtimi-i-kosoves


Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka deklaruar se Kosova do të dëmtohet shumë nëse penalizohet sërish nga Bashkimi Evropian.

Ajo e ka cilësuar si goditje të madhe për vendin, sanksionimin e radhës nga BE-ja.

“Do të ishte shumë e rëndë nëse veç ndodh një gjë e tillë, na dëmton shumë si shtet. Jemi dëmtuar edhe financiarisht shumë dhe masat e shtuara nga BE-ja do të ishte një goditje e madhe për ne”, thotë Bytyqi.

Deputetja Bytyqi thotë se Kurti nuk shqetësohet nëse dëmtohen raportet me aleatët.

Ajo deklaron se kryeministrit nuk i intereson dëmtimi i Kosovës me politikat e tij, siç i quan ajo shkurtpamëse.

“Kjo nuk e shqetëson kryeministrin, jemi mësuar që ai të bëjë gjithçka në krye  në veti. I ka dëmtuar në vazhdimësi raportet me aleatet dhe vazhdon ta bëjë. Fat i keq që na ka qëlluar një kryeministër i keq që nuk i intereson sa dëmtohet vendi nga politikat e tij shkurtpamëse”, përfundoi ajo.