Hungaria paralajmëron padi ndaj KE-së për kostot e mbrojtjes së kufirit

Hungaria do të ngrejë një padi kundër Komisionit Europian duke i kërkuar që të mbulojë kostot që ka paguar për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian, për të cilat Budapesti thotë se i kanë kushtuar rreth 2 miliardë euro, tha shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. “BE mbuloi pjesërisht ose plotësisht shpenzimet [...]Read More...

Hungaria paralajmëron padi ndaj KE-së për kostot e mbrojtjes së kufirit

Hungaria do të ngrejë një padi kundër Komisionit Europian duke i kërkuar që të mbulojë kostot që ka paguar për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian, për të cilat Budapesti thotë se i kanë kushtuar rreth 2 miliardë euro, tha shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

“BE mbuloi pjesërisht ose plotësisht shpenzimet për shtetet e tjera anëtare, ndërsa ne nuk kemi marrë asnjë kontribut serioz”.

Nacionalisti Orban mbylli një rrugë kryesore përmes Hungarisë, e cila u përdor në vitin 2015 nga qindra mijëra azilkërkues që ikën nga lufta dhe varfëria, duke rritur mbështetjen e tij në vend por duke tërhequr kritika nga shumë aleatë në BE.

“Ne jemi të gatshëm të ngremë padi kundër Komisionit Europian pasi mbuloi pjesërisht ose plotësisht kostot e bëra nga vendet e tjera anëtare për mbrojtjen e kufijve të zonës Shengen”, tha Gergeli Gulias në një konferencë për shtyp sot.

Hungaria ka shpenzuar dy miliardë euro për mbrojtjen e kufijve të zonës Shengen në vitet e kaluara, pa marrë asnjë kontribut serioz nga BE.