Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream, Gjermania lëshon urdhër arrest ndërkombëtar për një ukrainas

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një zhytës ukrainas në lidhje me sabotimin e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2. Sipas mediave gjermane, instruktori i zhytjes, i quajtur Volodymyr Z. dyshohet se ishte pjesë e ekipit të zhytësve që shkaktuan shpërthimet në dy tubacionet e gazit në vitin 2022. Sipas të njëjtave [...]Read More...

Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream, Gjermania lëshon urdhër arrest ndërkombëtar për një ukrainas

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një zhytës ukrainas në lidhje me sabotimin e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2. Sipas mediave gjermane, instruktori i zhytjes, i quajtur Volodymyr Z. dyshohet se ishte pjesë e ekipit të zhytësve që shkaktuan shpërthimet në dy tubacionet e gazit në vitin 2022.

Sipas të njëjtave raporte, burri është arratisur nga Polonia pasi dyshohet se ishte informuar për urdhër-arrestin e lëshuar kundër tij nga autoritetet gjermane. Sipas mediave, ai kishte mohuar më parë për gazetarët kur ishte pyetur përfshirjen e tij të mundshme në sabotimin e gazsjellësit.

Autoritetet gjermane raportohet se kanë identifikuar dy persona të tjerë nga Ukraina, një burrë dhe një grua, për përfshirjen e tyre në dy sabotimet, pa lëshuar megjithatë urdhër-arrest kundër tyre.

Hetuesit besojnë në skuadrën e sabotimit ishin të përfshirë pesë burra dhe një grua, të cilët përdorën një jaht me vela gjermane të quajtur “Andromeda” për të udhëtuar drejt vendit të ngjarjes. Grupi mësohet se e kishte marrë me qira jahtin duke paraqitur dokumente false.

Sabotimi u zbulua në shtator të vitit 2022, gjashtë muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në tubacionet që transportonin gaz nga Rusia në Gjermani, me një hetim që po zhvillohej në Gjermani, Danimarkë dhe Suedi./abcnews.al