Organizata Ndërkombëtare për Migracionin: Mbi 1 000 emigrantë të vdekur në Mesdhe nga fillimi i vitit 2024

Mbi 1 000 emigrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton ANSA. ”Viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1 024 personash”, saktësoi IOM. Në të [...]Read More...

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin: Mbi 1 000 emigrantë të vdekur në Mesdhe nga fillimi i vitit 2024

Mbi 1 000 emigrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton ANSA.

”Viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1 024 personash”, saktësoi IOM.

Në të njëjtën periudhë, emigrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 13 763, nga të cilët 12 220 burra, 947 gra dhe 460 të mitur.