OBSH: Përfundon me sukses faza e parë e fushatës së vaksinimit kundër poliomielitit në Gaza

Faza e parë e fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit në Rripin e Gazës për të parandaluar një shpërthim ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm”, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke vënë në dukje se më shumë se 560,000 fëmijë kanë marrë dozën e parë. “Ky ishte një [...]Read More...

OBSH: Përfundon me sukses faza e parë e fushatës së vaksinimit kundër poliomielitit në Gaza

Faza e parë e fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit në Rripin e Gazës për të parandaluar një shpërthim ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm”, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke vënë në dukje se më shumë se 560,000 fëmijë kanë marrë dozën e parë.

“Ky ishte një sukses i madh në mes të realitetit të përditshëm tragjik që po përjeton Rripi i Gazës,” tha shefi i OBSH-së.

Një raund i dytë i vaksinimit, një dozë e vetme orale është planifikuar të fillojë pas rreth katër javësh. Më 23 gusht, OBSH konfirmoi se të paktën një foshnjë ishte e paralizuar pas infektimit me poliomielit.

Ky ishte rasti i parë në Rripin e Gazës në 25 vjet.

OBSH nisi fushatën në shkallë të gjerë më 1 shtator për të kufizuar rrezikun e një epidemie.

/abcnews.al