Kallëzim penal ndaj tre personave që qëlluan në drejtim të dy personave në Haraçinë

Në lidhje me ngjarjen penale juridike të ndodhur më datë 29.08.2024 rreth orës 21:00 në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri është shtënë në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime me armë zjarri A.I. dhe është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë […]

Kallëzim penal ndaj tre personave që qëlluan në drejtim të dy personave në Haraçinë
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në lidhje me ngjarjen penale juridike të ndodhur më datë 29.08.2024 rreth orës 21:00 në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri është shtënë në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime me armë zjarri A.I. dhe është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Nga ana e punonjësve policorë të Njësitit për Krime të Dhunshme, janë kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Haraçinë, me ç’rast është privuar nga liria E.A. (22) nga fshati Haraçinë, transmeton Portalb.mk.

“Njësiti për Krime të Dhunshme ka bërë kallëzim penal kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga fshati Haraçinë për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal. Nga gjyqtari i procedurës paraprake, personit E.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, njoftuan nga MPB.

Ndryshe, ngjarjet me armë zjarri janë shpeshtuar kohët e fundit. Paraprakisht, më 19 gusht poashtu në Haraçinë të Shkupit ka pasur të shtëna nga një veturë në lëvizje, ku një person është dërguar me lëndime në spital.

Një ditë më pas, shkëmbim zjarri ka ndodhur në parkingun mes ndërtesave të banimit dhe qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa sulmues kanë qëlluar mbi të. Sipas dëshmitarëve okularë, ata morën sende nga makina e tij, përfshirë një kompjuter portativ dhe më pas u larguan.