Mexhiti: Brenda 4 vitesh një miliard euro për komunat

Qeveria po i jep një stimul të rëndësishëm decentralizimit, vlerëson numri dy i Qeverisë, Izet Mexhiti. Ai paralajmëroi se brenda mandatit katërvjeçarë, Qeveria aktuale do të ndajë rreth katër miliardë The post Mexhiti: Brenda 4 vitesh një miliard euro për komunat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mexhiti: Brenda 4 vitesh një miliard euro për komunat

Qeveria po i jep një stimul të rëndësishëm decentralizimit, vlerëson numri dy i Qeverisë, Izet Mexhiti. Ai paralajmëroi se brenda mandatit katërvjeçarë, Qeveria aktuale do të ndajë rreth katër miliardë euro për projekte komunale.

“Në katër vitet e ardhshme brenda mandatit diku një miliard euro do të ndahen për projektet komunale. Secila komunë në bazë të metodologjisë, në bazë të numrit të banorëve do të marrë hisen e vet për projekte konkrete. Vet komuna në bashkëpunim me komisionin qeveritar do të vendosin për projektet prioritare që do të mbështeten nga Qeveria.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Limani: Ta përmirësojmë jetën e qytetarëve

Këtë deklaratë, Mexhiti e bëri pas takimit me ushtruesin e detyrës së kryetarit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Sa i përket Gostivarit, Mexhiti tha se do të mbështeten projektet si kanalizimi fekale në bllok 21, si dhe përfundimin e projektit të kanalizimit në fshatin Çegran. Limani me këtë rast theksoi angazhimin e komunës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gostivarit.

“Po përqendrohemi në probleme që kanë të bëjnë me ambientin jetësor, që kanë të bëjnë me kualitetin e ajrit dhe me infrastrukturën nëntokësore.”, – theksoi u.d. kryetar i Gostivarit, Valbon Limani.

Në takim është bërë fjalë edhe për decentralizimin fiskal dhe synimin për fuqizimin e komunave.

The post Mexhiti: Brenda 4 vitesh një miliard euro për komunat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .