RMV, helikopterë nga Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi po shuajnë zjarret, pritet të mbërrijë edhe një aeroplan nga Rumania

Në zjarrin e malit Serta në zonën e Negotinës, po dërgohen katër helikopterë, dy të ushtrisë dhe një helikopter të policisë dhe do t’u bashkohet edhe një helikopter i Malit të Zi. Në territorin e Komunës së Gjevgjelisë mbi fshatin Negorc po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po […]

RMV, helikopterë nga Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi po shuajnë zjarret, pritet të mbërrijë edhe një aeroplan nga Rumania
Shuarje e zjarreve. Foto printscreen nga video e QMK-së

Në zjarrin e malit Serta në zonën e Negotinës, po dërgohen katër helikopterë, dy të ushtrisë dhe një helikopter të policisë dhe do t’u bashkohet edhe një helikopter i Malit të Zi. Në territorin e Komunës së Gjevgjelisë mbi fshatin Negorc po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të madh nga Turqia dhe një nga Serbia me pesë tonë ujë. Kështu ka bërë të ditur sot në mëngjes, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, i cili përmes një video ka bërë të ditur se si do të bëhet aksion për shuarjen e zjarreve gjatë ditës, duke theksuar se pret të vendoset kontroll mbi zjarrin e madh që digjet prej ditësh në malin Serta, transmeton Portalb.mk.

“Po ashtu do të nisen të gjithë ‘ertraktorët’, tre nga DMSh dhe dy ‘ertractors’ turq së bashku me atë kanadez nga Kroacia në malin Serta në territorin e Komunës së Shtipit pas fshatit Dragoevo. Në të gjitha vendet ku do të operojë avioni, ne kemi njësi zjarrfikëse në terren, të cilave u bashkohen 100 ushtarë të ushtrisë dhe 30 pjesëtarë të policisë”, tha ai.

Siç njoftoi Angelov, avioni Herkules nga Rumania, i cili bart të ashtuquajturat bomba uji prej më shumë se pesë tonësh. Së bashku me të do të ulet edhe një aeroplan tjetër, i cili shërben si logjistikë.

“Ka ende disa zjarre në territorin e shtetit, të cilat do të kërkojnë mbështetje ajrore, në komunat Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, ka zjarr nën majën e Solunska Gllavës, si dhe zjarri afër Radovishit , për të cilin pritet të vendoset nën kontroll”, thotë Angelov.

Zjarret aktive:

  • Komuna e Negotinës në atarin e fshatit Kalanjevë- Mali Serta (bimë e ulët dhe pyll)
  • Komuna e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, Haxhi Rexhepli (me bimësi të ulët dhe shkurre)
  • Komuna e Novosellës mbi fshatin Badilen (pyll me pisha)
  • Komuna e Çashkës, fshatrat Drenovë dhe Jabollçishtë e poshtme (pyll i përzier)
  • Komuna Çashkë, fshati Gabrovnik (transferuar me zjarr nga fshati Slepçe, Komuna e Dollnenit)
  • Komuna e Dollneni, fshati Slepçe me bimësi të ulët dhe të thatë (bar dhe me kërcell të ulët)
  • Komuna e Gjevgjelisë, në mes të f Negorci dhe fshati Kovanec
  • Komuna e Studeniçanit (pyll me bimësi të ulët dhe të përzier);
  • Komuna e Zelenikovës, në mes të Jaboëlçishtit të poshtëm dhe Dejkovecit (pyll i përzier)
  • Komuna e Radovishit, Gornit dhe Dilni Lipoviqit (pyll me kërcell të ulët dhe pisha);
  • Komuna e Manastirit, varrezat e Gërmës në Bair (Vegjetacioni i ulët dhe pylli);
  • Komuna e Dellçevës, (deponi)
  • Komuna e Likovës, f .Vaksincë dhe Sllupçan (bari i thatë dhe bimësi e ulët)

Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.

Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë.

Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari.

Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.

Të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta, zjarret po përhapen me lehtësi duke rrezikuar disa vendbanime.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut  ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.