Në Butel pritet ndërtimi i poliklinikës së re, u paralajmëruan edhe 9 ilaçe të reja në listën pozitive

Ministri për Shëndetësi, Arben Taravari, ka paralajmëruar ndërtimin e poliklinikës së re në Butel të Shkupit, ndërsa për nesër pritet të nënshkruan vendimin për zgjerimin e listës pozitive edhe me nëntë ilaçe të reja, transmeton Portalb.mk. “Sot së bashku me ekipin tim kemi realizuar takim pune me ministrin për shëndetësi, Arben Taravari, ku u pajtuam […]

Në Butel pritet ndërtimi i poliklinikës së re, u paralajmëruan edhe 9 ilaçe të reja në listën pozitive
Spital, shendetesi, mjekesi, doktor, mjek, ambulante

Ministri për Shëndetësi, Arben Taravari, ka paralajmëruar ndërtimin e poliklinikës së re në Butel të Shkupit, ndërsa për nesër pritet të nënshkruan vendimin për zgjerimin e listës pozitive edhe me nëntë ilaçe të reja, transmeton Portalb.mk.

“Sot së bashku me ekipin tim kemi realizuar takim pune me ministrin për shëndetësi, Arben Taravari, ku u pajtuam për ndjekjen e hapave që do të na shpijnë deri te poliklinika e re ultra moderne në Komunën e Butelit”, deklaroi kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Ai këtë e ka quajtur “moment historik”, duke sqaruar që bartës i këtij projekti do të jetë Komuna e Butelit, mbështetur edhe nga ministria.

Kostovski sqaroi që poliklinika do të përfshijë sipërfaqe rreth 3000 metra katror, objekt në dy kate, me parking nëntokësor dhe në pjesën e jashtme. Objekti pritet të ndërtohet në vendin e ambulantes së vjetër, duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2025.

“Me propozimin tim sot u aprovua nga Bordi i Fondit të Shëndetësisë, Lista e re Pozitive e ilaçeve, me 9 barna të reja. Nesër do ta nënshkruaj këtë dokument i cili kishte më shumë se 10 vjet që ndalonte shërimin me barna të reja për pacientët tanë”, deklaroi Taravari.

Barnat e reja që do të përfshihen në listën pozitive janë: Antikoagulans (Prasugrel, Ticagrelor), Antihioertensiv (Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate) dhe Antidepresiv dhe ilaçe për Demencë (Escitalopram, Memantine, Duloxetine).

fund të muajit korrik, ministri Arben Taravari kishte sqaruar që zgjerimi i listës pozitive të barnave është në pritje të zgjedhjes së Bordit të ri Drejtues të Fondit të Shëndetësisë. Sipas tij, nuk ka asnjë problem financiar për zgjerimin e listës dhe as të diskutueshme nëntë barnat e paralajmëruara që do të futen në të.