Policia e Maqedonisë së Veriut e paditi drejtorin e ndërmarrjes komunale pasi i kishte punësuar shtatë persona pa kontrata

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 31 vjeçarit nën dyshimet për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, derisa ishte ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në Ndërmarrjen Pulbike Komunale “Gazi Baba 2007”, transmeton Portalb.mk. “Padi ndaj 31 vjeçarit V.M. për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale në bazë […]

Policia e Maqedonisë së Veriut e paditi drejtorin e ndërmarrjes komunale pasi i kishte punësuar shtatë persona pa kontrata
Partneritet, marrëveshje, kontratë. Foto: Pixabay/Aymanejed

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 31 vjeçarit nën dyshimet për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, derisa ishte ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në Ndërmarrjen Pulbike Komunale “Gazi Baba 2007”, transmeton Portalb.mk.

“Padi ndaj 31 vjeçarit V.M. për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal – keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njoftoi Policia.

Ai gjatë vitit 2021, duke mos e kryer detyrën zyrtare, ka angazhuar shtatë punëtorë sezoni, pa nënshkruar kontratë në vepër. Nuk ka pasur evidencë rreth rregullshmërisë së tyre, ndërkohë nga Buxheti i Komunës së Gazi Babës janë shpenzuar 1 218 000 denarë për angazhimin e tyre.

Ndryshe, Vlatko Mitovski ka qenë ushtrues detyre në pozitën e drejtorit te Ndërmarrja Publike Komunale “Gazi Baba 2007”, si kuadër i LSDM-së.