Si u shemb ura në Dresden të Gjermanisë

Një pjesë e urës në qytetin gjerman të Dresdenit është shembur në lumin Elba, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe ndërprerje të sistemit të ngrohjes së qytetit, por nga incidenti nuk ka persona të lënduar, përcjell albinfo.ch. Ekipet e shpëtimit morën informacione për shembjen e urës rreth orës tre të mëngjesit, dhe shoferëve, këmbësorëve dhe […] The post Si u shemb ura në Dresden të Gjermanisë appeared first on Albinfo.

Si u shemb ura në Dresden të Gjermanisë

Një pjesë e urës në qytetin gjerman të Dresdenit është shembur në lumin Elba, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe ndërprerje të sistemit të ngrohjes së qytetit, por nga incidenti nuk ka persona të lënduar, përcjell albinfo.ch.

Ekipet e shpëtimit morën informacione për shembjen e urës rreth orës tre të mëngjesit, dhe shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve që përdornin urën iu tha që të shmangnin zonën.

Trafiku ujor gjithashtu është ndalur, duke prekur anijet e mallrave dhe anijet turistike.

Një tramvaj kalon nëpër pjesën e urës që është dëmtuar, dhe tubat që janë pjesë e tubit të ngrohjes së qytetit janë gjithashtu të dëmtuara, raportob Tagesšau.

Autoritetet po hetojnë shkakun e shembjes së urës.


The post Si u shemb ura në Dresden të Gjermanisë appeared first on Albinfo.