Dua Lipa shënon një tjetër rekord – bëhet zyrtarisht me 10 këngë me mbi një miliard dëgjime në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të shkëlqejë në skenën muzikore globale, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj. Kënga e saj “Physical,” pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia,” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj […]

Dua Lipa shënon një tjetër rekord – bëhet zyrtarisht me 10 këngë me mbi një miliard dëgjime në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të shkëlqejë në skenën muzikore globale, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

Marketing

Kënga e saj “Physical,” pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia,” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj të dhjetë që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm.

E lumtur me këtë arritje, Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një njoftim të veçantë nga faqja e saj e fansave, duke theksuar me krenari këtë sukses të ri në karrierën e saj. Për artistët, arritja e një miliard dëgjimeve në Spotify është një moment i rëndësishëm, dhe për Dua Lipën, kjo është dëshmi e popullaritetit të saj të vazhdueshëm dhe mbështetjes së madhe nga fansat në mbarë botën.

Dua Lipa nuk është e panjohur për këto lloj suksesesh. Ajo mban statistika të jashtëzakonshme në Spotify, me pesë këngë që kanë kaluar dy miliardë dëgjime secila: “Don’t Start Now,” “One Kiss,” “New Rules,” “Levitating,” dhe “Cold Heart (PNAU Remix)”.

Përveç kësaj, pesë këngë të tjera të saj kanë kaluar tashmë një miliard dëgjime, duke përfshirë: “Scared To Be Lonely,” “IDGAF,” “Break My Heart,” “No Lie,” dhe tani, “Physical”.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e bën artisten me origjinë nga Kosova një prej këngëtareve më të dëgjuara femra në historinë e Spotify.

Marketing