Regjistrimet e gushtit, semimaturantët e Gostivarit më të interesuar për mjekësi, arkitekturë dhe IT

Rreth 800 nxënës pa mos llogaritur regjistrimin e ditës së sotme, i cili është edhe i fundit, është numri i nxënësve nëpër shkollat e mesme të Gostivarit, që janë regjistruar The post Regjistrimet e gushtit, semimaturantët e Gostivarit më të interesuar për mjekësi, arkitekturë dhe IT appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Regjistrimet e gushtit, semimaturantët e Gostivarit më të interesuar për mjekësi, arkitekturë dhe IT

Rreth 800 nxënës pa mos llogaritur regjistrimin e ditës së sotme, i cili është edhe i fundit, është numri i nxënësve nëpër shkollat e mesme të Gostivarit, që janë regjistruar në vitin e parë shkollor 2024 / 25. Më shumë interesim ka pasur në dy shkollat profesionale ajo teknike dhe e mjekësisë. Edhe në Gjimnaz interesimi është i lartë, ndërsa vijon të mbetet i ulët interesimi në shkollën e mesme ekonomike. Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim pranë Komunës së Gostivarit thotë se numri i nxënësve në përgjithësi ka rënë krahasuar me vitet e kaluara, por ai plotësohet me nxënës që vijnë nga qytetet e tjera për të mësuar në shkollat e Gostivarit, sidomos nga qyteti i Tetovës.

“Normalisht nuk është numri i nxënësve si viteve të më hershme, mirëpo përafërsisht disa shkolla i kanë plotësuar tashmë vendet e lira. Në shkollën e Mjekësisë janë plotësuar të gjithë vendet te shqiptarët dhe maqedonasit, kemi vetëm 18 vende të lira te turqit. Në shkollën Teknike kemi ende vende të lira, përveç arkitekturës dhe informatikës që janë plotësuar. Në Gjimnaz gjithashtu kemi vende të lira, mirëpo numri është afër 200 nxënës. Në Ekonomike momentalisht numri është 40, por presim ende edhe afatin e tretë. Pra, gati në të gjitha shkollat përveç Mjekësisë kemi vende të lira dhe shpresojmë nxënësit të regjistrohen aty ku i plotësojnë kushtet”, deklaroi Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Sholla e Mesme Teknike sivjet ka numrin më të lartë të nxënësve të regjistruar. Ajo ka tejkaluar edhe rekordin e vitit të kaluar kur poashtu kishte shumë nxënës të regjistruar, sqaron zv.drejtoresha Lindita Tahiri.

“Në të dyja afatet kishim interesim jashtëzakonisht të madh të semimaturantëve dhe në afatin e gushtit tani që po zhvillohet, gjithashtu jemi të kënaqur dhe mund të themi se në nivel të shkollave të mesme të Gostivarit kemi numrin më të madh të nxënësve që janë regjistruar dhe kemi arritur diku rreth 350 nxënës të regjistruar në vitin e parë në shkollën tonë në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. Numri më i madh është te paralelet me mësim në gjuhën shqipe, diku afër 200 nxënës. Kështu që jemi vërtetë të kënaqur me regjistrimin gjatë këtij viti shkollorë dhe shpresojmë që numri i regjistrimit të rritet edhe më tej gjatë ditës së sotme”, deklaron zv.drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike Komunale, Lindita Tahiri.

Nga ana tjetër, Snopçe nuk pret që as këtë vit të paraqitet ndonjë problem me kuadrin mësimor, paravrësisht që në disa profile ka deficit.

“Me kuadrin mësimor, normalisht që ne shohim ti plotësojmë aty ku kemi probleme dhe i plotësojmë vendet me shkollat e tjera. Tash për tash ato që shkojnë në pension dhe kemi vështirësi, përshembull në shkollën Ekonomike, nuk pranojmë të rinj dhe i plotësojmë ato me profesorët vendor të shkollës. Te shkollat e tjera pasi e dini se janë mbyllur disa paralele në Gjimnaz dhe në Ekonomike tashmë katër vite, i plotësojmë me shkollat fillore ose të mesme. Sot kemi edhe një takim me drejtorë e shkollave fillore, ndërsa brenda javës do të kemi takim edhe me drejtorët e shkollave të mesme që të shohim e ku kemi ndonjë vështirësi me mësimdhënësit që mësimdhënësit ti plotësojnë orët nëse duhet në ndonjë shkollë tjetër. Shpresojmë që viti i ri shkollor të fillojë pa probleme”, deklaroi Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Në Gostivar gjysmëmaturantët mund të zgjedhin mes katër shkollave të mesme publike për regjistrim, atë të gjimnazit, shkollën e mesme ekonomike, mjekësinë dhe shkollën teknike. Ndryshe, numri i nxënësve që do ta nisin vitin e ri shkollor në shkollat e mesme nga viti i parë deri në të katërtin, pritet të jetë rreth 3.500./ TV Globi

The post Regjistrimet e gushtit, semimaturantët e Gostivarit më të interesuar për mjekësi, arkitekturë dhe IT appeared first on Flaka, në çdo lajm... .