VLEN me akuza ndaj LSDM dhe BDI!

VLEN përmes një kumtese sot akuzon BDI-në dhe LSDM-në se qeverisja e tyre ka larguar vendin shumë nga BE-ja “LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri The post VLEN me akuza ndaj LSDM dhe BDI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

VLEN me akuza ndaj LSDM dhe BDI!

VLEN përmes një kumtese sot akuzon BDI-në dhe LSDM-në se qeverisja e tyre ka larguar vendin shumë nga BE-ja

“LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra? ”, thonë nga VLEN.

Sipas VLEN-it, qeveria e kaluar e ka larguar më shumë vendin nga BE-ja.

“Agjenda jonë reformuese është një konfirmim i drejtpërdrejtë se ne po punojmë për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Kjo u dhemb atyre. Ashtu siç u dhemb që do të ketë reforma në drejtësi për të eliminuar “mykun” dhe ne do të zbatojmë luftë të pakompromis kundër korrupsionit”, shtojnë nga atje.

The post VLEN me akuza ndaj LSDM dhe BDI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .