Mësimi me një ndërrim, kushte të zbatohet vetëm në katër shkolla të Gostivarit

Snopçe: Nuk do të ketë mbyllje të shkollave Paralajmërimi i ministres së arsimit Vesna Janevska, se nga viti i ri shkollor ato shkolla që do t’i plotësojnë kushtet, të mësohet The post Mësimi me një ndërrim, kushte të zbatohet vetëm në katër shkolla të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mësimi me një ndërrim, kushte të zbatohet vetëm në katër shkolla të Gostivarit

Snopçe: Nuk do të ketë mbyllje të shkollave

Paralajmërimi i ministres së arsimit Vesna Janevska, se nga viti i ri shkollor ato shkolla që do t’i plotësojnë kushtet, të mësohet me një ndërrim, nuk do ishte i pranueshëm për shkollat e Gostivarit. Kështu tha përgjegjësja për arsim pranë komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe. Ajo i bëri këto komente gjatë takimit që pati me drejtorët e shkollave fillore ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Snopçe sqaroi se vetëm katër shkolla i plotësojnë kushte në Gostivar për të mësuar në një ndërrim, prandaj shton ajo, nuk do ishte e pranueshme kjo risi përderisa nuk do të vlente për të gjitha shkollat.

“Kam dëgjuar se kërkohet që të jenë në një ndërrim nxënësit, mirëpo sa do ti plotësojmë kushtet, unë mund të them se në të gjithë komunën e Gostivarit, vetëm katër shkolla mund t’i plotësojnë kushtet, shkollat tjera jo dhe e dini se kemi nga dy ndërrime kurse në shkollën ‘Bashkimi’ edhe tre ndërrime. Kjo nuk do të jetë e kapshme dhe e pranueshme përderisa nuk mund të jenë të gjitha shkollat në një ndërrim, prandaj do ishte problem që një ndërrim të ketë vetëm te ato shkolla që i plotësojnë kushtet”, deklaron Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Sa i takon paralajmërimit tjetër nga MASH, se disa shkolla ku ka numër të vogël nxënësish mund të mbyllen, Snopçe thotë se në disa vendbanime rurale ka shkolla ku numri i nxënësve është shumë i ulët, por as për këtë çështje nuk kanë pranuar ndonjë njoftim zyrtar.

“Momentalisht ndonjë informacion zyrtar nuk kemi, vetëm ashtu siç keni dëgjuar edhe ju, edhe ne i kemi këto informata, mirëpo nuk kemi diçka konkrete dhe prandaj nuk mund të flas në atë drejtim. Normalisht ne e dimë se numri atje është zvogëluar dhe kemi klasa ku janë me tre apo pesë nxënës, mirëpo derisa nuk ka një vendim nga ministria, ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë për shkak se prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në fshatrat dhe vendabnimet ku jetojnë ato”, deklaron Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Nërkohë, numri i nxënësve të regjistruar sivjet në klasë të parë në Gostivar është 550, numër ky shumë i ulët krahasuar me vitet më parë. Ndryshe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska para disa ditësh njoftoi se 124 shkolla të vendit që i plotësojnë kushtet, nga 2 shtatori mësimin do ta nisin me një turn./ Tv Globi

The post Mësimi me një ndërrim, kushte të zbatohet vetëm në katër shkolla të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .