Shiu ndihmon autoritetet, shuhen të gjithë zjarret e mëdha

Shiu që ra dje pasdite ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë qenë të furishme për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për The post Shiu ndihmon autoritetet, shuhen të gjithë zjarret e mëdha appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shiu ndihmon autoritetet, shuhen të gjithë zjarret e mëdha

Shiu që ra dje pasdite ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë qenë të furishme për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.

“Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut. Janë aktive disa zjarre më të vogla, me të cilat do të merremi gjatë ditës së nesërme”, tha dje Angelov.

Autoritetet vendosën të luftojnë zjarret në ambiente të hapura për dy muaj, disa prej tyre u dogjën për javë të tëra dhe u desh të thirrej ndihma e huaj.

Edhe më herët QKM njoftoi se reshjet e shiut e shuanin zjarrin e madh në Galiçicë.

The post Shiu ndihmon autoritetet, shuhen të gjithë zjarret e mëdha appeared first on Flaka, në çdo lajm... .