Zilja e shkollës në Bozofcë ra vetëm për tre nxënës! Për shkak të shpërnguljes në Veshallë asnjë nxënës në klasë të parë

Në fshatin Bozofcë të Malësisë së Tetovës, zilja e shkollës këtë vit ra vetëm për tre nxënës, edhe pse janë regjistruar katër, me një që mungonte sot. Në total, në The post Zilja e shkollës në Bozofcë ra vetëm për tre nxënës! Për shkak të shpërnguljes në Veshallë asnjë nxënës në klasë të parë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zilja e shkollës në Bozofcë ra vetëm për tre nxënës! Për shkak të shpërnguljes në Veshallë asnjë nxënës në klasë të parë

Në fshatin Bozofcë të Malësisë së Tetovës, zilja e shkollës këtë vit ra vetëm për tre nxënës, edhe pse janë regjistruar katër, me një që mungonte sot. Në total, në këtë fshat ka vetëm nëntë nxënës të shkollës fillore, por vetëm klasa e parë zhvillon mësim në këtë shkollë, ndërsa klasat tjera janë transferuar në fshatin Veshallë. Shkaku kryesor i numrit të vogël të nxënësve janë kushtet e vështira dhe shpërngulja.

Situatë aspak më e kënaqshme nuk është në shkollën periferike “Besa” në fshatin Veshallë. Përgjegjësin Emin Denjolli  e pyetëm se a ka ardhur abetarja e unifikuar në këtë shkollë.

Po sa nxënës realisht ka në të dy shkollat periferike në Bozofcë dhe Veshallë?

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami për uljen e numrit të nxënësve e akuzon BDI-në, ndërsa përmes investimeve në shkolla thotë se do të ulet shpërngulja.

Vetëm në gjysmë vjetorin e parë të vitit të kaluar në Tetovë mbi 160 nxënës kanë kërkuar flet shpërngulje për jashtë shtetit.  Numri për gjysmë vjetorin e dytë akoma nuk dihet. Ulja e natalitetit dhe migrimi masiv ka bërë që çdo vit numri i nxënësve të bie në Pollog.

The post Zilja e shkollës në Bozofcë ra vetëm për tre nxënës! Për shkak të shpërnguljes në Veshallë asnjë nxënës në klasë të parë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .