Moti ekstrem ‘shkatërron’ Evropën

Moti ekstrem po shkatërron vende të ndryshme në Evropë, me përmbytje, zjarre dhe një valë të nxehti që po rrezikojnë edhe njerëzit. Sipas Institutit Meteorologjik vendas, në ishullin Madeira rrezikohet të përfshihen nga flakët zonat rurale të tij. Një zjarr në ishull ra të mërkurën e kaluar dhe që prej atëherë 60 persona janë evakuuar […] The post Moti ekstrem ‘shkatërron’ Evropën appeared first on Albinfo.

Moti ekstrem ‘shkatërron’ Evropën

Moti ekstrem po shkatërron vende të ndryshme në Evropë, me përmbytje, zjarre dhe një valë të nxehti që po rrezikojnë edhe njerëzit.

Sipas Institutit Meteorologjik vendas, në ishullin Madeira rrezikohet të përfshihen nga flakët zonat rurale të tij.

Një zjarr në ishull ra të mërkurën e kaluar dhe që prej atëherë 60 persona janë evakuuar dhe flakët janë përhapur.

Që prej 14 gushtit, mbi 500 efektivë janë vendosur në zonë për të luftuar me zjarrin.

Llogaritjet paraprake sugjerojnë se deri tani janë djegur 7 mijë hektarë tokë.

Ndërkohë, stuhi të dhunshme kanë paralizuar zona të Polonisë, ku jeta e përditshme është çoroditur.

Varshava po përjeton përmbytje dhe vështirësi të mëdha pas shirave rekord të regjistruara gjatë natës si pasojë e një stuhie që përshkoi qytetin.

Rekordi i shirave, sipas autoriteteve vendase, u thye pikërisht nga stuhia.

E ndërsa nga moti nuk ka pasur viktima, dëmet materiale kanë qenë të mëdha.

The post Moti ekstrem ‘shkatërron’ Evropën appeared first on Albinfo.