Hamza pas takimeve në Uashington: SHBA qëndron pranë nesh

Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës të Jugut, njëherësh kandidat i propozuar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me asistentin Special të Presidentit Biden, ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për […] The post Hamza pas takimeve në Uashington: SHBA qëndron pranë nesh appeared first on Albinfo.

Hamza pas takimeve në Uashington: SHBA qëndron pranë nesh

Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës të Jugut, njëherësh kandidat i propozuar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me asistentin Special të Presidentit Biden, ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), Kathleen Larkin.

“Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Hamza tha se u pajtuan që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE.

“Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, partneriteti me SHBA-në është i rëndësisë jetike dhe për Kosovën, e për mua edhe i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Hamza.

Ai tha se ka prezantuar shkurtimisht vizionin dhe planin e tij që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

 

The post Hamza pas takimeve në Uashington: SHBA qëndron pranë nesh appeared first on Albinfo.