Distria në ballinën e artikullit të NYT

NYT: Kosova në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve The post Distria në ballinën e artikullit të NYT appeared first on Albinfo.

Distria në ballinën e artikullit të NYT

Kosova momentalisht është në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Dy medalje nga nëntë sportistë kanë bërë një lojë efikase në Paris për Kosovën, një vend i vogël pa dalje në det në Evropën Juglindore. Të dyja medaljet erdhën në xhudo për femra (argjendi në 52 kilogramë dhe bronzi në 63 kg)”.

Ekipi i Kosovës me vetëm nëntë sportistë fitoi dy medalje. Dy vendet e tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.

Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

 

The post Distria në ballinën e artikullit të NYT appeared first on Albinfo.