“Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi është ndalur të hënën edhe në Wil, në ndërmarrjen “Munishi AG”, të njohur në pjesën lindore të Zvicrës. Ata janë pritur nga vëllezërit Munishi: Franklini dhe Nikolla. Në showroom-i modern të Munishi AG, në qytetin e vjetër të Wil-it, mysafiri është njohur me veprimtarinë e biznesit familjar Munishi […] The post “Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën appeared first on Albinfo.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi është ndalur të hënën edhe në Wil, në ndërmarrjen “Munishi AG”, të njohur në pjesën lindore të Zvicrës.
Ata janë pritur nga vëllezërit Munishi: Franklini dhe Nikolla. Në showroom-i modern të Munishi AG, në qytetin e vjetër të Wil-it, mysafiri është njohur me veprimtarinë e biznesit familjar Munishi AG.
Franklin Munishi ka thënë “Munishi AG” është shndërruar në një brend për kuzhina dhe produktet nga druri, ndërsa së fundi kanë depërtuar fuqishëm edhe në tregun e ndërimeve dhe patundhsmërive.
Ai është shprehur se ndihmesë për gjithë këtë rritje të biznesit Munishi është edhe bashkëpunimi me prodhuesit kosovarë të drurit.
Ambasadori nga Kosova duke I përgëzuar ndërmarrësit për suksesin e tyre tha se industria e drurit Kosovë, jo rastësisht po tregon suksese viteve të fundit, duke u bërë faktor me rëndësi në eksportet kosovare në perëndim dhe sidomos në Zvicër.
Përpunimi i drurit paraqet njërin nga sektorët më të përhapur të bizneseve dhe zë vend nga më të rëndësishmit në pasqyrën e përgjithshme dhe historisë ekonomike të Kosovë.
The post “Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën appeared first on Albinfo.