Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024, këto janë renditjet

Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zënë vendin e parë me më së shumti medalje – 126 gjithsej, prej të cilave,  40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, transmeton albinfo.ch. Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, […] The post Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024, këto janë renditjet appeared first on Albinfo.

Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024, këto janë renditjet

Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zënë vendin e parë me më së shumti medalje – 126 gjithsej, prej të cilave,  40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, transmeton albinfo.ch.

Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta, duke përfunduar e dyta prej vendeve më të suksesshme. Kina fitoi 91 medalje gjithsej.

Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej.

Austria është renditur në vendin e 36-të me gjithsej 5 medalje, prej të cilave 2 të arta dhe 3 të bronzta.

Zvicra është renditur në vendin e 48-të me gjithsej 8 medalje, 1 të artë, 2 të argjendta dhe 5 të bronzta, përcjell albinfo.ch.

Kosova radhitet në vendin e 73-të, me 2 medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Shqipëria, në këtë edicion ka fituar për herë të parë medalje olimpike, teksa renditet në vendin e 80-të me dy medalje të bronzta.

 

 

The post Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024, këto janë renditjet appeared first on Albinfo.