Pritja madhështore e Shaqirit te Baseli, mijëra tifozë mblidhen në prezantimin e tij

Xherdan Shaqiri u prezantua para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma. “Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri. Ai ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Baselit. “Pritja […]

Pritja madhështore e Shaqirit te Baseli, mijëra tifozë mblidhen në prezantimin e tij

Xherdan Shaqiri u prezantua para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma.

“Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri.

Ai ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Baselit.

“Pritja këtu ishte shumë e veçantë për mua. Mezi po pres të shoh të gjithë përsëri. Do të provoj të ndihmoj ekipin që nga dita e parë. Nuk jam më 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Kam mentalitetin e një fituesi. Ndeshja ime e fundit ishte ndaj Anglisë. Ende nuk jam në 100%, por do të provoj të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha Shaqiri.

https://www.instagram.com/p/C-3Ly1DNO_9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1740ea4b-78a9-40b0-9712-cb4b9108e36f&img_index=1