Aksioni në Pejë, Durmishi: Janë arrestuar zyrtarë që kanë punuar në njësinë për patent-shofer

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, thotë se ka informata që nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Pejë, janë arrestuar zyrtarë të cilët kanë punuar më parë në njësinë për patent-shofer. “Aktualisht ndodhem rrugës për në vizitat e zakonshme që i bëjmë në terren, dhe posa mora lajmin se në Pejë, ka ndodhur arrestime të […]

Aksioni në Pejë, Durmishi: Janë arrestuar zyrtarë që kanë punuar në njësinë për patent-shofer
aksioni-ne-peje,-durmishi:-jane-arrestuar-zyrtare-qe-kane-punuar-ne-njesine-per-patent-shofer

aksioni-ne-peje,-durmishi:-jane-arrestuar-zyrtare-qe-kane-punuar-ne-njesine-per-patent-shofer

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, thotë se ka informata që nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Pejë, janë arrestuar zyrtarë të cilët kanë punuar më parë në njësinë për patent-shofer.

“Aktualisht ndodhem rrugës për në vizitat e zakonshme që i bëjmë në terren, dhe posa mora lajmin se në Pejë, ka ndodhur arrestime të zyrtarëve të cilët kanë punuar më parë në njësinë për patent-shofer në Pejë”, u shpreh Durmishi.

“Ne me kohë i kemi denoncuar këto raste dhe me datë 2 shkurt kemi mbajtur konferencë për media, ku i kemi paraqitur të gjitha të gjeturat tona që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patent-shofer në Pejë”, vazhdoi ai.

“I falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që i kanë marrë deri më tani, dhe shpresoj dhe besoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe unë sot gjatë ditës do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patent-shofer në Pejë”, tha tutje Durmishi përmes një video të publikuar.