Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Trepça: Po mobilizohemi për rimëkëmbje, synojmë rritjen e prodhimit

Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy njësi të saj, në minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishinik-Artanë, duke thënë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se ndërmarrja po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje. Në një reagim të bërë në Facebook, thuhet se ndërmarrja synon që […]

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Trepça: Po mobilizohemi për rimëkëmbje, synojmë rritjen e prodhimit
shpallja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme,-trepca:-po-mobilizohemi-per-rimekembje,-synojme-rritjen-e-prodhimit

shpallja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme,-trepca:-po-mobilizohemi-per-rimekembje,-synojme-rritjen-e-prodhimit

Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy njësi të saj, në minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishinik-Artanë, duke thënë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se ndërmarrja po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje.

Në një reagim të bërë në Facebook, thuhet se ndërmarrja synon që të rritet prodhimi dhe kufizimi i shpenzimeve sipas një plani të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës, andaj dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajit në vazhdim.

“Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Trepça po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje

Me vendim të menaxhmentit, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme afariste në dy njësi biznesore të ndërmarrjes — minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishnicë-Artanë.

Vendimi parasheh mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes. Gjatë pjesës së mbetur të vitit, ndërmarrja synon rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve sipas një plani të veprimit të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës. Për këtë qëllim janë intensifikuar punët në minierë dhe flotacion dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajt shtator–nëntor.

Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 8 milionë euro për ta mbështetur ndërmarrjen gjatë vitit 2024.