Autostrada Shkup-Bllacë, tregim pa mbarim! Dy kilometrat ende jofunksionale, asnjë informatë për 10KM tjera

Në tregim pa mbarim po shndërrohet autostrada Shkup Bllacë, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2020, por përfundimi i saj ende nuk shihet askund. Për momentin, janë ndërtuar The post Autostrada Shkup-Bllacë, tregim pa mbarim! Dy kilometrat ende jofunksionale, asnjë informatë për 10KM tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Autostrada Shkup-Bllacë, tregim pa mbarim! Dy kilometrat ende jofunksionale, asnjë informatë për 10KM tjera

Në tregim pa mbarim po shndërrohet autostrada Shkup Bllacë, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2020, por përfundimi i saj ende nuk shihet askund. Për momentin, janë ndërtuar vetëm dy kilometrat e para, duke nisur nga kufiri i Bllacës në drejtim të Shkupit. Megjithatë, të njejtat edhe më tej nuk mund të shfrytëzohen sepse fundi i dy kilometrave duket kështu.

“Ky është dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, autostradë e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2020 por kur do të përfundojë, nuk e di askush. Por edhe për t’u lëshuar në përdorim nuk mundet sepse këtu pas dy kilometrave përfundon autostrada e ndërtuar dhe veturat duhet të kthehen prapa. Kjo autostradë kujtojmë se ishte prioritet edhe i Qeverisë së kaluar por është prioritet edhe i kësaj qeverie. Mirëpo kur do të përfundojë, mbetet të shohim”, raporton Zekirija Haxhiu gazetar TV21.

Se cilat janë afatet për lëshimin në përdorim dërguam pyetje deri te kabineti i zv.ministres së transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

The post Autostrada Shkup-Bllacë, tregim pa mbarim! Dy kilometrat ende jofunksionale, asnjë informatë për 10KM tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .