Transportit publik në Shkup i mungojnë rreth 50 autobusë, alarmoi drejtori i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik

Ndërmarrjes Qarkulluese Publike i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes. Drejtori i NQP-së Dragi Kushovski sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit theksoi se për momentin ka mungesë të 40 deri 50 autobusëve, raporton MIA. “Parku vozitës në NQP, pas blerjes në vitin 2012 të autobusëve kinezë ‘jutong’ numëronte rreth 350 […]

Transportit publik në Shkup i mungojnë rreth 50 autobusë, alarmoi drejtori i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

Ndërmarrjes Qarkulluese Publike i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes. Drejtori i NQP-së Dragi Kushovski sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit theksoi se për momentin ka mungesë të 40 deri 50 autobusëve, raporton MIA.

“Parku vozitës në NQP, pas blerjes në vitin 2012 të autobusëve kinezë ‘jutong’ numëronte rreth 350 autobusë dhe oraret e vozitjes si verore ashtu edhe dimërore bazohen në atë numër autobusësh. Aktualisht janë vënë në qarkullim nga 190 deri në 200 autobusë. Me këtë numër autobusësh nuk mund të shërbejmë as orarin veror, që e dimë se është një orar i shkurtuar. Sado që punojmë dhe duam, shoferët nuk arrijnë të zbatojnë orarin e vozitjes. Nga shtatori, kur do të futet edhe orari dimëror, situata do të jetë edhe më e vështirë për shkak se numri i autobusëve do të rritet. Nga këndvështrimi i sotëm, edhe nëse asnjë autobus nuk na prishet, do të kemi mungesë prej 100 autobusësh. Për momentin kemi mungesë prej 40-50 autobusë”, tha Kushovski.

Në seancën e sotme, nuk kaloi as propozimi për furnizim të autobusë të rinj ekologjikë. Për propozimin votuan vetëm 17 këshilltarë. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ju bëri thirrje këshilltarëve që të japin mbështetje për nismën për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjikë.

Ndryshe, automjetet e NQP-së për tre muaj kanë pasur 49 aksidente trafiku, ashtu që 9 aksidente janë shkaktuar për shkak fajit të shoferit, te 19 tjera ka qenë fajtor një pjesëmarrës tjetër, ndërsa në shumicën e aksidenteve nuk është përcaktuar fajtori. Në këto aksidente janë lënduar gjithsej 10 persona.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e ngjarjes në të cilën shoferi i autobusit të NTP Shkup më 8 korrik humbi kontrollin mbi automjetin e transportit publik.