QMK: Pesë zjarre aktive, tre janë vënë nën kontroll

Nga gjithsej 29 zjarre në hapësirë ​​të hapur gjatë 24 orëve të fundit, pesë janë aktualisht aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 21 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë,  drejt Jasenit në Komunën e Makedonski Brodit. Vazhdon të […]

QMK: Pesë zjarre aktive, tre janë vënë nën kontroll
Zjarre të lokalizuara. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Nga gjithsej 29 zjarre në hapësirë ​​të hapur gjatë 24 orëve të fundit, pesë janë aktualisht aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 21 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë,  drejt Jasenit në Komunën e Makedonski Brodit.

Vazhdon të digjet në Mali Ilinska, fshati Bazernik i Demir Hisarit, ndërsa zjarre aktive ka në Probishtip – fshatrat Zelenigrad dhe Jamishte, Gjevgjeli – fshati Furkë në drejtim të Karavalisë dhe në Komunën e Studeniçanit – fshatrat Draçevicë – Cërvena Voda, vendi i quajtur Teman Buka.

Zjarret në afërsi të fshatit Kosel të rrethit të Ohrit, në Bogdanc dhe në Komunën e Pllasnicës – fshatin Latovë janë vënë nën kontroll.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.