Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë

N.R., M.S., A.B., B.A., N.B. dhe B.S. Këto janë inicialet e emrave të gjashtë zyrtarëve policorë, për të cilët MPB propozon të ngritet procedurë për konstatimin e përgjegjësisë në lidhje The post Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë

N.R., M.S., A.B., B.A., N.B. dhe B.S. Këto janë inicialet e emrave të gjashtë zyrtarëve policorë, për të cilët MPB propozon të ngritet procedurë për konstatimin e përgjegjësisë në lidhje me eskortën e Gashit, e cila ka udhëtuar për një dasmë në Kosovë. Sipas njoftimit të MPB-së, zyrtarët kanë lejuar që të kalojnë kufirin pa kontroll gjashtë vetura civile, krahas asaj zyrtare të Gashit.

“Është konstatuar se, pasi delegacioni, në të cilin si bartës paraqitet kryetari i Kuvendit, e ka kaluar kufirin e pikës kufitare Bllacë e Poshtme në korsinë numër 1. Pas saj, kanë kaluar gjashtë vetura civile, të cilat, në mesin e hapësirave të kalimeve kufitare i bashkëngjiten delegacionit, pa kryer kontroll të udhëtarëve dhe veturave, ndërkaq në një interval të caktuar kohor të gjitha korsitë për dalje nga shteti janë mbyllur”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB, njoftojnë se për të kaluar veturat, është kujdesur sigurimi i Gashit, i cili ka kryer veprime në kabinat kufitare.

“Është konstatuar se N.B. në vend që të kryejë sigurim fizik të kryetarit të Kuvendit, ka kryer veprime në pikën kufitare te kabinat për dalje dhe kabinat doganore, me të cilat ka mundësuar veturat civile t’i bashkëngjiten delegacionit, por edhe të jepet prioritet që një veturë civile ta kalojë kufirin shtetëror”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, me këto veprime, zyrtarët kanë kryer shkelje të rëndë të rendit të punës dhe disiplinës ose nuk i kanë kryer obligimet e përcaktuara me ligj, marrëveshjen kolektive, rregullat dhe dispozitat e MPB-së dhe marrëveshjes së punës. Për këtë, shkelje, Ligji për Punë të Brendshme dhe Marrëveshja Kolektive, parasheh disa masa disiplinore, për të cilat, duhet të vendoset në vazhdim, varësisht prej shkallës së përgjegjësisë dhe obligimet e punëtorit.

Dispozitat ndëshkuese sipas Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive të MPB

1. Paralajmërim me shkrim;
2. Dënim në para, i cili nuk mund të jetë më e madhe se 15% nga paga e fundit neto, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh;
3. Caktimi në një vend pune në një nivel më të ulët se niveli i vendit të punës ku punonjësi ka punuar deri atëherë;
4. Anulim të kontratës për punësim.

Ndryshe për rastin e eskortës së Gashit ka reaguar disa herë opozitarja LSDM, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme. Kjo ishte dhe një ndër pikat për të cilat u kritikua edhe nga partitë tjera opozitare maqedonase gjatë interpelancës ndaj Afrim Gashit. /Alsat.mk

The post Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .