Mekanizma për monitorimin dhe zbatimin e rekomandimeve të Revizionit në Maqedoninë e Veriut, paralajmëruan deputetët

Me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, disa deputet të Kuvendit kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Entit dhe Institutit Nacional Demokratik (IND), transmeton Portalb.mk. “Deputetët theksuan rëndësinë e krijimit të mekanizmave të posaçëm për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të revizorëve nga raportet për institucionet, […]

Mekanizma për monitorimin dhe zbatimin e rekomandimeve të Revizionit në Maqedoninë e Veriut, paralajmëruan deputetët
Kuvendi, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, disa deputet të Kuvendit kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Entit dhe Institutit Nacional Demokratik (IND), transmeton Portalb.mk.

“Deputetët theksuan rëndësinë e krijimit të mekanizmave të posaçëm për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të revizorëve nga raportet për institucionet, puna e të cilave është lëndë e revizionit. Gjithashtu u apelua për azhurnitet të institucioneve kompetente, si Prokuroria ose KSHPK, në lidhje me parashtresat e paraqitura nga ESHR lidhur me parregullsitë e konstatuara gjatë revizioneve të caktuara.”, raportoi Kuvendi.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, udhëhequr nga kryetari Bojan Stojanoski. Ai ndër të tjera ka kërkuar që në Kuvend të shqyrtohet edhe hulumtimi i Revizionit në lidhje me ikjen e qytetarëve me arsim të lartë dhe profesional jashtë vendit.

Kryetari i Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski, ka theksuar rendësin e miratimit të propozim-ligjeve në lidhje me punën e revizionit shtetëror. Ai së bashku me përfaqësuesen e IND-së, Lidija Zafirovska, theksuan rëndësinë e revizionit në lidhje me shfrytëzimin e parasë publike.