Disa emra po shqyrtohen për në listën e zezë, paralajmëroi ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Agjela Ageler, sot gjatë një vizite për promovimin e pajisjeve të reja JLTV në kazermën e Shtipit, u përgjigj edhe për gjendjen e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, duke shpreh gatishmërinë për të kontribuar në reformimin e gjyqësorit, transmeton Portalb.mk. Në konferencën për media, ajo theksoi që gjendje e gjyqësorit është […]

Disa emra po shqyrtohen për në listën e zezë, paralajmëroi ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut
Angela Ageler. Foto: MASH

Ambasadorja amerikane në Shkup, Agjela Ageler, sot gjatë një vizite për promovimin e pajisjeve të reja JLTV në kazermën e Shtipit, u përgjigj edhe për gjendjen e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, duke shpreh gatishmërinë për të kontribuar në reformimin e gjyqësorit, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën për media, ajo theksoi që gjendje e gjyqësorit është alarmante, sidomos kur dihet se besimi në këtë sektor është vetëm dy përqind në Maqedoninë e Veriut.

“E ashtuquajtura lista e zezë është diçka ligjet tona e kërkojnë, bëhet fjale për listë dinamike që vazhdimisht pëson ndryshime. Ka shumë emra që mund të përzgjedhen, për momentin disa po shqyrtohen nga Uashingtoni, po ndiqet situate, nuk kam datë fikse kur lista e zezë do të përditësohet, por ajo vazhdimisht bëhet”, deklaroi Ageler.

Ndryshe, në listën e zezë amerikane më 20 qershor është futur edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merkon. Vitin e kaluar, SHBA zgjeroi “listën e zezë”, duke futur në të, ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmenin kundërthënës, Orce Kamçev, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë. Në “listën e zezë” amerikane janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë. Së fundmi kësaj liste i bashkohet edhe kompania “Cytrox“.

Kujtojmë që propozim ligji për masat kufizuese, pra ligji që përfshin personat e listës së zezë arriti në Kuvend në janar, por Qeveria teknike e tërhoqi me arsyetimin për harmonizime shtesë.