U refuzua rritja e pagave në Komisionin e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, pushteti dhe opozita akuzuan njëra-tjetrën

Sot u mbajt dita e parë e debatit për amendamentet e propozuara rreth rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Një nga amendamentet që u hodh poshtë ishte ajo për rritjen e pagave, transmeton Portalb.mk. Amendamenti i LSDM-së opozitare për rritjen e pagave, duke kërkuar një buxhet prej 200 milionë euro, u […]

U refuzua rritja e pagave në Komisionin e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, pushteti dhe opozita akuzuan njëra-tjetrën
Analiza ekonomike, ekonomi, euro, denare

Sot u mbajt dita e parë e debatit për amendamentet e propozuara rreth rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Një nga amendamentet që u hodh poshtë ishte ajo për rritjen e pagave, transmeton Portalb.mk.

Amendamenti i LSDM-së opozitare për rritjen e pagave, duke kërkuar një buxhet prej 200 milionë euro, u refuzua nga anëtarët e Komisionit për Financa dhe Buxhet.

Përfaqësuesit e pushtetit e fajësuan LSDM-në se Buxheti për vitin 2024 i dëmtuar nga pushteti i kaluar, nuk mundëson rritje të pagave, ndërkohë shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike kanë ngelur pa rroga.

Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024.  Pastaj, në kuadër të procesit të rebalancit, për gjashtë ditë planifikohet debati për 58 amendamente. Në rebalanc përfshihen të ardhurat në vlerë prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet 362,8 miliardë denarë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.