Tmerr në Shkup: E rrëmbyen dhe e detyruan t’i vinte flakën vetes

Natën e kaluar, në ora 00:37 në SPB Shkup nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri është raportuar se në zonën industriale Qojlija ka shpërthyer zjarr, ndërsa pak më vonë nga The post Tmerr në Shkup: E rrëmbyen dhe e detyruan t’i vinte flakën vetes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Tmerr në Shkup: E rrëmbyen dhe e detyruan t’i vinte flakën vetes

Natën e kaluar, në ora 00:37 në SPB Shkup nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri është raportuar se në zonën industriale Qojlija ka shpërthyer zjarr, ndërsa pak më vonë nga zyrtarët policorë Aeroporti Ndërkombëtar Shkup është raportuar se në objektin e tyre ka shkuar me djegie B.A. (24) nga Shkupi, i cili ka thënë se me një veturë është transportuar me forcë nga ne Çento deri në Qojli, përcjell FLAKA.

Sipas denoncimit, personat e kanë çuar me forcë t’i vë flakën vetes, më pas kanë ikur dhe ai ka arritur të shuajë zjarrin, i cili ka përfshirë edhe një objekt aty pranë.

B.A. është transferuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. FLAKA

The post Tmerr në Shkup: E rrëmbyen dhe e detyruan t’i vinte flakën vetes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .