Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike
Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike Qeveria e Kosovës ka ndaluar TikTokun në të gjitha institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes këtë të premte, Qeveria votoi pro ndalimit të rrjetit social TikTok. Zëvendësministi i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike obligohen të gjitha institucionet publike që të vendosin kufizimet […]
Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike
Qeveria e Kosovës ka ndaluar TikTokun në të gjitha institucionet shtetërore.
Gjatë mbledhjes këtë të premte, Qeveria votoi pro ndalimit të rrjetit social TikTok.
Zëvendësministi i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike obligohen të gjitha institucionet publike që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të sherbimeve TikTok në ambientet e punës. Po ashtu të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar të largojnë aplikacionin në pajisjet e punës.