Ageler: Nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler, në një intervistë tha se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as për Bashkimin Evropian (BE) me Bullgarinë. Ato marrëveshje tashmë janë bërë dhe nuk do të ketë negociata të reja për përparim drejt BE-së tha ajo për Radio Evropa e Lirë. […]

Ageler: Nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler, në një intervistë tha se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as për Bashkimin Evropian (BE) me Bullgarinë. Ato marrëveshje tashmë janë bërë dhe nuk do të ketë negociata të reja për përparim drejt BE-së tha ajo për Radio Evropa e Lirë.

Ageler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se qytetarët duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin nga qeveria e re, duke theksuar se gjithmonë ekziston rreziku i hyrjes së kapitalit gërryes dhe se qeveria duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

“Për të qenë shumë i qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend të pranonin ndryshimin e emrit. Por ishte një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën qeveria e asaj kohe dhe shumë në komunitetin ndërkombëtar ranë dakord. Sigurisht që ne ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm. Është diçka që e ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut, tani për të hyrë në NATO, dhe ka marrë shumë mundësi për të avancuar në Bashkimin Evropian. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij në betim thanë “e Veriut”. Tani do të monitorojmë me shumë kujdes se si respektohet,” tha Ageler.

Kujtojmë se kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me ambasadoren e ShBA-ve në RMV, Angela Ageler, pati deklaruar rëndësinë e parteritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se mbështetja amerikane është e rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

LEXO: Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

LEXO: Kuvendi me 77 vota “për” e zgjodhi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Hristijan Mickoskin

LEXO: Mickoski u takua me ambasadoren amerikane Ageler: Mbështetja amerikane është e rëndësishme për rajonin