RMV, trajnime verore për të papunët për të zhvilluar aftësitë sipërmarrëse dhe transformimin digjital

Me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të sipërmarrjes tek të rinjtë dhe të papunët, Exquisite në partneritet me Reconomy organizon katër trajnime edukative për 90 pjesëmarrës, studentë dhe të papunë, të cilët do të mbahen në periudhën nga 12 korriku deri më 23 korrik 2024 të cilët synojnë zhvillimin e aftësive sipërmarrëse për transformimin digjital […]

RMV, trajnime verore për të papunët për të zhvilluar aftësitë sipërmarrëse dhe transformimin digjital

Me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të sipërmarrjes tek të rinjtë dhe të papunët, Exquisite në partneritet me Reconomy organizon katër trajnime edukative për 90 pjesëmarrës, studentë dhe të papunë, të cilët do të mbahen në periudhën nga 12 korriku deri më 23 korrik 2024 të cilët synojnë zhvillimin e aftësive sipërmarrëse për transformimin digjital dhe inkurajimin për ngritjen e bizneseve të reja fillestare dhe konkurrencë më të madhe të tyre në treg, transmeton Portalb.mk.

Programi arsimor përfshin një agjendë të detajuar për 8 orë (trajnim njëditor), pra 4 trajnime që do të mbahen në datat e mëposhtme:

12.07.2024 16.07.2024 19.07.2024 dhe 23.07.2024.

Reconomy si program rajonal gjithëpërfshirës për zhvillimin ekonomik të Agjencisë suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (Sida) zbatohet nga Helvetas në partneritet me Help dhe ka një rol të rëndësishëm në inkurajimin e aftësive të punës së të rinjve dhe ky është partneriteti i parë i këtij lloji në vend. Exquisit ka një eksperiencë shumëvjeçare në zbatimin e cikleve të shumta trajnimi për pozicionim të suksesshëm në tregun e internetit, ndërsa cikli veror i trajnimeve “Seize the Summer” (Kape verën) synon edukimin masiv të sipërmarrësve të rinj të ardhshëm dhe afrimin e njohjen me transformimin digjital të bizneseve.

Ndryshe, në një partneritet tjetër ndërmjet SIDA – Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Volvo Group dhe organizatës zvicerane Helvetas do të zhvillohet një bashkëpunim në formimin profesional bazuar në nevojat e industrisë së automobilave. Një theks i madh do t’i vihet integrimit të grave dhe të rinjve në tregun e punës, veçanërisht në sektorin e transportit. Projekti do të fokusohet në zgjidhje të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke theksuar aftësitë e nevojshme për të përdorur teknologjinë e gjelbër në kamionët e sotëm.

Projekti i ri do të punojë për të kapërcyer hendekun e aftësive në industrinë e rëndë dhe atë të transportit duke ofruar arsim dhe trajnim profesional të specializuar (AFP) për të rinjtë dhe të rejat kryesisht në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Ai jo vetëm që do t’u mundësojë të rinjve të këtyre vendeve të fitojnë aftësitë e nevojshme për t’u bërë mekanikë të aftë të kamionëve, por gjithashtu synon të promovojë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale në industri.

LEXO: Projekt aftësimi në industrinë e rëndë, trajnim profesional për mekanikë të kamionëve për të rinjtë dhe të rejat nga Ballkani Perëndimor