Trafikuan drogë me vlerë mbi 3 milionë euro, u arrestua kryetari i grupit kriminal

Shtetasi Islam Sefa, është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i një grupi  të trafikimit të drogës në Gjermani, raporton EuroNews. Pjesë e këtij grupi janë 12 persona nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 janë shtetas gjermanë. Sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, me […]

Trafikuan drogë me vlerë mbi 3 milionë euro, u arrestua kryetari i grupit kriminal

Shtetasi Islam Sefa, është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i një grupi  të trafikimit të drogës në Gjermani, raporton EuroNews. Pjesë e këtij grupi janë 12 persona nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 janë shtetas gjermanë.

Sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, me vlerë 3.374.400 euro.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe shqiptare, ka zbuluar se grupi kriminal ishte i përfshirë në trafikimin e narkotikëve nga Shqipëria dhe Spanja në Gjermani.

Pas kontrolleve të ushtruara në territoret shqiptare janë sekuestruar në para, laptopë, celularë, një makinë luksoze BMW X5, dhe sende të tjera me vlerë.

Sekuestrimet në Gjermani përfshijnë një makinë Mercedes, para dhe 60 kg marijuanë.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.